image Presidenti i Bayern mbetet i bindur se Lewandowski do të qëndrojë në klubin gjerman

Futboll

Presidenti i Bayern mbetet i bindur se Lewandowski do të qëndrojë në klubin gjerman

news image

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka deklaruar se ai është “i bindur” se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht thashethemeve të forta që e lidhin sulmuesin me Barcelonën.

Lewandowski konfirmoi se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij në Allianz Arena, duke ndezur spekulime intensive për të ardhmen e tij.

33-vjeçari shkoi një hap më tej përpara pushimit të fundit ndërkombëtar, pasi këmbënguli se “historia e tij në Bayern ka përfunduar”, me Barçën që tani thuhet se po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e tij, por Hainer ende pret që ai të respektojë kontratën e tij për një sezon më tepër.

Shefi i Bayern mendon se Lewandowski duhet t’i kishte mbajtur të heshtura planet e tij të së ardhmes, pasi ai tha në një intervistë për BILD: “Një kontratë është një kontratë! Ku do të shkojmë nëse një lojtar mund të përfundojë një kontratë para kohe, ndërsa ne si klub do të duhet të paguajmë atë të plotë deri në ditën e fundit të mandatit?

Isha pak i befasuar që Roberti zgjodhi të dilte publikisht, nuk do ta kisha bërë në vend të tij.

Bayerni është një klub që i trajton shumë mirë lojtarët e tij, që bën gjithçka për t’i mundësuar ata të performojnë më të mirën e tyre. Dhe më duhet të them, vlerësimi nuk është një rrugë njëkahëshe!”

Hainer thotë se Bayern nuk ka asnjë arsye për të shitur Lewandowskin këtë verë dhe ai nuk shqetësohet se sulmuesi mund të joshet nga një lëvizje te Barca ose ndonjë kërkues tjetër në këtë fazë.

“Ne jemi në pozitën me fat që nuk kemi ndonjë vështirësi financiare”, shtoi ai. “Ne duam të kemi lojtarët më të mirë dhe Roberti është një nga më të mirët.

Kjo është arsyeja pse unë kam besim se ai do të jetë përsëri me ne sezonin e ardhshëm. Robert është një profesionist i plotë, ai dëshiron të luajë futboll.”

Bayern thuhet se është duke nënshkruar një marrëveshje për Sadio Mane të Liverpool-it, pasi ata kërkojnë të rrisin opsionet e tyre sulmuese për 2022-23.

/GazetaSinjaliSport/