image Presidenti i Barcelonës pretendon se Liverpooli dhe Man United e kanë themeluar Superligën e Evropës

Futboll

Presidenti i Barcelonës pretendon se Liverpooli dhe Man United e kanë themeluar Superligën e Evropës

news image

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar në Asamble se nuk do të ketë asnjë votim për pjesëmarrjen e klubit në Super League sepse kjo garë nuk ekziston sot, por beson se ky projekt është ende gjallë.

Ai është ankuar në vendimin e klubeve angleze për tu tërhequr nga projekti, ngase sipas tij janë vetë ato që e kanë nisur.

“Liverpooli dhe Manchester United janë themeluesit e vërtetë të Superligës.

Klubet që kanë mbetur pjesë e këtij projekti, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje me UEFA-n për tu larguar nga Superliga” deklaroi Laporta. /Gazeta Sinjali Sporti/