image Presidenti i Barcelonës nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Messit e Iniestas

Futboll

Presidenti i Barcelonës nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Messit e Iniestas

news image

Joan Laporta nuk e përjashton kthimin e Lionel Messit dhe Andres Iniestas, shkruan Goal, përcjell Sinjali Sport.

A mundet dyshja legjendare të kthehet në Camp Nou një ditë?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka sugjeruar që Andres Iniesta dhe Lionel Messi të kthehen në klub një ditë.

Duke folur në zbulimin e Dani Alves, Laporta u tha gazetarëve kur u pyet për dy ish-yje të tjerë legjendarë të Barçës: “Unë nuk përjashtoj asgjë.

“Kjo ndodhi me Danin, mosha është vetëm një numër. Ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë nesër, ata janë ende duke luajtur dhe janë të kontraktuar me klube të tjera. Asnjëherë nuk i dihet.” /Gazeta Sinjali Sporti/