Sipas mediave spanjolle, presidenti i Barcelonës Joan Laporta i komunikoi Ronald Koeman se ata janë duke kërkuar një zëvendësues për të në stolin katalunas, shkruan Sinjali Sport.
Numri 1 i klubit i kërkoi teknikut që të qëndronte edhe 15 ditë, në mënyrë që ai të mbyllte bisedimet e hapura me emra të tjerë, kandidatë për stolin.
Vetëm nëse negociatat nuk përparojnë, atëherë menaxheri holandez do të vazhdojë në detyrën e tij si trajneri i katalunasve në sezonin e ardhshëm.
Palët zhvilluan një takim në “Camp Nou”, ku tekniku 58-vjeçar ishte i shoqëruar nga menaxheri i tij.
Përfundimi i mbledhjes sipas medias spanjolle i la përshtypjen se klubi nuk po bën gjë tjetër, veçse po fiton kohë për të gjetur zëvendësuesin tij.
E ardhmja e tij është e paqartë. Asnjë në klub nuk do të thotë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.
Për momentin, Koeman nis pushimet me kontratën në fuqi dhe duke planifikuar sezonin e ardhshëm në stolin e Barçës. /Gazeta Sinjali Sporti/