image Presidenti i Atletico Madridit tallet me gjobën ndaj Barcelonës për Griezmanin

Futboll

Sport/ Presidenti i Atletico Madridit tallet me gjobën ndaj Barcelonës për Griezmanin

news image

Në një intervistë dhënë pas vendimit të marrë nga Federata Spanjolle e Futbollit, mbi çështje “Griezmann”, presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo nuk ka përmbajtur ironizimin për dënimin qesharak ndaj Barcelonës.

“I paguaj unë 300 eurot me të cilat u gjobitën. Nuk është normale që rregullorja të jetë e tillë. Do të doja që Barcelona, ambienti dhe tifozeria të trajtonte Griezmannin ashtu sikurse është trajtuar te Atletico. Natyrisht që nëse do ta takoja, atëherë do ta përshëndesja”, u shpreh presidenti i Colchoneros

Në prag të derbit ndaj Real Madrid, në program për mbrëmjen e të shtunës, presidenti Cerezo deklaroi: “Kur vjen një ndeshje si derbi, të gjithë bëhen nervozë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka”.