image Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga pushtimi rus

Botë

Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga pushtimi rus

news image

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në Ukrainë për një vizitë të papritur të martën, duke shënuar udhëtimin e tij të parë në vend që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Zëdhënësi i Steinmeier, Cerstin Gammelin, shkroi në Twitter se presidenti “kishte mbërritur në Ukrainë me një mesazh të dyfishtë”. 

“Mesazhi im për popullin e Ukrainës është: Ju mund të mbështeteni te Gjermania! Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën: ushtarakisht, politikisht, financiarisht dhe humanitarisht”, citohet të ketë thënë presidenti.

“Të mos harrojmë kurrë se çfarë do të thotë kjo luftë për njerëzit këtu! Me gjithë vështirësitë që na sjell lufta në Gjermani – Le të shohim për një moment me sytë e ukrainasve”, ka thënë ai.

Kjo është vizita e parë e Steinmeier në Ukrainë gjatë kohës së luftës pas dy përpjekjeve të dështuara, së pari në prill kur ai ishte i paftuar për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe më pas javën e kaluar kur udhëtimi i tij u anulua për arsye sigurie.

/GazetaSinjali/