image Presidenti Biden shkon në kufirin Poloni - Ukrainë

Botë

Presidenti Biden shkon në kufirin Poloni – Ukrainë

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të udhëtojë sot në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër ditor në Evropë.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszoë, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të ShBA-së, raporton BBC.

Ai do të marrë gjithashtu informata për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë.

Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni, ku vetëm kryeqyteti Varshava strehon rreth 300 mijë prej tyre.

Biden pritet të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të ShBA-së vjen pasi Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende duke i bërë ballë sulmit rus.

/GazetaSinjali/