image Osmani nesër takohet me Erdoganin

Politikë

Osmani nesër takohet me Erdoganin

news image

Sipas njoftimit, të shpallur në web faqen e Presidencës turke, thuhet se takimi i Recep Tayyip Erdogan dhe Vjosa Osmanit do të mbahet nesër.

Aty theksohet se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan. “Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral” thuhet në njoftim.

“Gjatë vizitës së parë zyrtare të Presidentes së Kosovës  Osmani -Sadriu në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan” thekson njoftimi.

Presidentja Osmani po qëndron në Turqi nga e shtuna. Po këtë ditë, bëri publike një fotografi në kompaninë turke që prodhon dronë. /GazetaSinjali/