image Presidenca: Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim nga Abdixhiku

Politikë

Presidenca: Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim nga Abdixhiku

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka takuar sot gazetarët dhe opinionistët e vendit. Ai ka thënë se do ta takojë edhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të takimit ai ka thënë se Kosova është e të gjithëve dhe se nuk mund të mbahet peng nga një ideologji e caktuar.

“Pas këtij takimi, do të takojmë organizatat e shoqërisë civile, pastaj me botën akademike dhe diplomatë dhe pastaj me sektorin privat”, ka thënë ai.

“Gjendja e tanishme është e rëndë dhe e paprecedentë për Kosovën. LDK-ja nuk mund të qëndrojë duarkryq prandaj kërkon mobilizim përtej vetes për të gjetur zgjidhje për këtë moment të rëndë”, ka shtuar ai.

“Për ne është shumë me rëndësi që të dihet se Kosova është e të gjithëve dhe ajo nuk mund të mbahet peng e një ideologjie të caktuar, por që ka të zotë që i dalin ballë popullzimit”, ka thënë më tej.

Kreu i LDK-së pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Por, Bekim Kupina, këshilltari për media i Vjosa Osmanit, ka thënë se kjo e fundit nuk ka pranuar ende asnjë ftesë nga Abdixhiku.

“Presidentja Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim. Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

/GazetaSinjali/