image Presidenca kroate del me njoftim për vizitën e Osmanit - tregon mbështetjen e Zagrebit për Kosovën

Politikë

Presidenca kroate del me njoftim për vizitën e Osmanit – tregon mbështetjen e Zagrebit për Kosovën

news image

Kroacia i ka dhënë mbështetje Kosovës, kështu thuhet në komunikatën e presidencës kroate për vizitën në Zagreb të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbështetje kroate për Kosovën është në lidhje me dhënien e statusit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian. Si dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq ka deklaruar se Kroacia mbron njohjen universale për Kosovën.

”Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen për dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Milanoviç tashmë u ka bërë thirrje publikisht anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. Dhe në fjalimin e tij të fundit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, presidenti Milanoviç theksoi se Kroacia mbron njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve”, thuhet në komunikatë.

“Takimi zyrtar bilateral i dy presidentëve do të mbahet të martën në zyrën e Presidentit të Republikës, ndërsa të njëjtën ditë presidenti Osmani Sadriu do të takohet me kryetarët e Kuvendit të Kroacisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera është planifikuar takimi i saj me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci”, thuhet ndër tjerash në komunikatë

/GazetaSinjali/