image Presidenca i reagon Grenellit: Nuk janë të vërteta pohimet se Osmani nuk është dakord me Kurtin

Politikë

Presidenca i reagon Grenellit: Nuk janë të vërteta pohimet se Osmani nuk është dakord me Kurtin

news image

Pas deklaratave të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Vjosa Osmani iu ka thënë ShBA-ve se nuk është dakord me politikat e Kurtit në raport me Amerikën, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

“Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Blerim Vela shef i stafit të presidencës në Twitter.

Ndryshe, Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti mori këtë rezultat ngase refuzoi projektet amerikane./GazetaSinjali/