image Presidenca i përgjigjet Vulinit për vaksinat: Po gënjen duke përdorur gjuhë të urrejtjes

Politikë

Presidenca i përgjigjet Vulinit për vaksinat: Po gënjen duke përdorur gjuhë të urrejtjes

news image

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin.

Vulin kishte thënë se Osmani ka gënjyer kur ka thënë që Serbia ka përdorur vaksinat e Rusisë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës nga shtetet e Afrikës.

Ndërsa Vela ka thënë se Vulin po vazhdon të gënjejë dhe të përdorë gjuhën e urrejtjes.

“Serbia ka joshur shtetet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme me donacione të vaksinave, vetëm që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar ndër të tjerash Vela.

Ai ka shpërndarë edhe disa lajme për donacionet e vaksinave në shtetin e Ugandës, që i referohen Kosovës si pjesë territoriale e Serbisë.

Aleksandar Vulin kishte deklaruar se qytetarët nga Kosova kishin shkuar për tu vaksinuar në Serbi për shkak se institucionet e Kosovës nuk ishin të afta t’i ofronin ato.

/GazetaSinjali/