image Presidenca: EULEX-i nuk është më i nevojshëm, i ka skaduar mandati

Kosovë

Presidenca: EULEX-i nuk është më i nevojshëm, i ka skaduar mandati

news image

Para 11 dite, saktësisht me 14 qershor, misionit të EULEX-it i ka përfunduar mandati në Kosovë.

Sipas Presidencës, tash, pas 12 vitesh prezencë në Kosovë, EULEX-i nuk është më i nevojshëm.

“Tani është koha që të gjitha kompetencat e EULEX-it të kalojnë te institucionet vendore. Kosova më nuk ka nevojë për EULEX-in, por do të pranojë çdo përkrahje në forcimin e rendit dhe ligjit nga ana e BE-së, sikur që është rasti në vendet e rajonit. EULEX-i tashmë nuk ka mandat për të qëndruar në Kosovë” thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit dhënë KP-së.

Por aty shtohet se nuk ka pasur shkëmbim të letrave me BE-në për vazhdim ose jo të mandatit, por e shohin të udhës që prezenca e Bashkimit Evropian në fushën e sundimit të ligjit të reduktohet.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi gjithë këtë lëvizje po e sheh të lidhur me punën e Gjykatës Speciale.

Në 2018-n misioni ekzekutiv i EULEX-it u ndryshua, për të kaluar në mision këshillëdhënës.

Kjo, pasi që nga autoritetet në Kosovë u vlerësua se ky mision ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shtuar se aferat e shumta për korrupsion brenda këtij misioni dhe rezultatet e pakta në luftën kundër krimit të organizuar e dëmtuan në masë të madhe kredibilitetin e tij./ Gazeta Sinjali/