image PDK: Qeveria duhet të kthejë mandatin te populli

Politikë

PDK: Qeveria duhet të kthejë mandatin te populli

news image

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar partia në pushtet ka hyrë në një krizë të thellë.

Kjo krizë, sipas tij, po reflektohet me dështime në mbajtje të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri i PDK-së thotë se Qeveria duhet t’ia kthejë mandatin popullit, pasi që nga 14 nëntori nuk e ka këtë vullnet për të qeverisur.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeverisë. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, deklaroi tutje ai.

Tahiri theksoi se për dështim të mbledhjes së Kryesisë u njoftua në momentin e fundit./GazetaSinjali/