image Këshilli i Bashkimit Evropian ia zgjat mandatin EULEX-it deri në qershor 2023

Drejtësi

Këshilli i Bashkimit Evropian ia zgjat mandatin EULEX-it deri në qershor 2023

news image

Misioni i EULEX-it në Kosovë do të ketë mandat deri më 14 qershor 2023. Kështu ka vendosur Këshilli i Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Ky këshill ka ndarë 173 milionë e 693 mijë e 683 euro për të mbuluar shpenzimet e EULEX-it nga 15 qershori i këtij viti deri më 14 qershor të vitit 2023.

Përveç kësaj shume, misioni i EULEX-it për zbatimin e mandatit të tij në Kosovë do të ketë edhe 57 milionë euro buxhet, si dhe shumën e parashikuar për të mbuluar mbështetjen për procedurat gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar, e cila do të jetë 115 milionë e 793 mijë e 683 euro.

CELEX_32021D0904_EN_TXT-1

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Në kuadër të mandatit të tij, misioni zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.

EULEX-i vazhdon t’i mbështetë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Misioni i tashëm i EULEX-it është t’i asistojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit./Gazeta Sinjali/