image Presidenca: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket se vetëm shkaku i targave RKS

Politikë

Presidenca: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket se vetëm shkaku i targave RKS

news image

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pasi në Zubin Potok janë djegur mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, që siç thotë Vela duket se ka ndodhur vetëm për shkak të targave RKS.

Vela thotë se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin e serbëve lokal, dhe ka theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit targat RKS janë të vetme targa legale në të gjithë Kosovën.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela.

/GazetaSinjali/