Gjatë ditës së djeshme u anulua ndeshja që pritej të zhvillohej në mes Evertonit dhe Manchester Cityt, pasi që u konfirmuan disa raste pozitive me COVID-19.
Kurse, tani janë konfirmuar raste të reja edhe te skuadra e Sheffield United, shkruan Sinjali Sportiv.
Skuadra angleze ka bërë të ditur se disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë.
Mirëpo, identiteti i futbollistëve nuk është bërë ende i ditur.