image Preket edhe Peja me koronavirus, shënohet rasti i parë

Kosovë

Instituti/ Preket edhe Peja me koronavirus, shënohet rasti i parë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sot që pas 89 testeve të bëra në Laboratorin Mikrobiologjik, 8 raste kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, ku një nga ta është me vendbanim nga Peja.

Nga fshati Studime të Vushtrrisë janë 4 të infektuar, 3 nga Prishtina dhe 1 nga Peja, thotë Instituti i Shëndetit.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, shkruhet në njoftim./

Në Kosovë deri më tani ka shkuar 79 numri i të infektuarve me Covid-19./ Gazeta Sinjali/

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!Komunikatë për media Sot me 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, March 26, 2020