image "Prej inati" - kënga e re e Ledri Vulës

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Prej inati” – kënga e re e Ledri Vulës

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula e ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Prej inati” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 22 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ledri përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

“PREJ INATI // 22.02.2020”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos ku shfaqet duke kënduar e kërcyer me këngën e re.

https://www.instagram.com/p/B8wZkCLBUHL/?utm_source=ig_embed

Rep-artisti nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth projektit dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.

Teksa kujtojmë se “Piano Rap”, është projekti i fundit muzikor i Ledrit. Kënga është publikuar më 1 shkurt dhe numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/