Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula e ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Prej inati” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 22 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ledri përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
“PREJ INATI // 22.02.2020”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos ku shfaqet duke kënduar e kërcyer me këngën e re.
Rep-artisti nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth projektit dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.
Teksa kujtojmë se “Piano Rap”, është projekti i fundit muzikor i Ledrit. Kënga është publikuar më 1 shkurt dhe numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/