Serhiy Perebyinis më 6 mars e humbi bashkëshorten e tij, Tetyana, birin e tij. Mykyta dhe bijën e tij, Alisa. Më të dashurit e Perebyinis u vranë nga bombardimet ruse teksa po përpiqeshin të iknin nga Irpini, një qytezë në periferi të Kyivit.
Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën.
Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë.
Kujdes! Pamjet janë të rënda.