image “Prapakthim Rama”/ Konjufca thumbon kandidatin e LDK-së për Prishtinën

“Prapakthim Rama”/ Konjufca thumbon kandidatin e LDK-së për Prishtinën

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës.

Konjufca tha se Vetëvendosje po ia ofron Prishtinës Arben Vitinë,  ndërsa sipas tij, Vitia Prishtinës po ia ofron dashurinë dhe përkushtimin 24 orësh.

Konjufca e thumboi kundër-kandidatin e Vitisë, Përparim Ramën e LDK-së, duke thënë se ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse ndonjë vilë në Liqenin e Badovcit.

Këta të tjerët që i kanë dalë Arbenit përballë, ky kundër-kandidati që i ka dalë Arben Vitisë përballë, nuk do të bëjë asgjë tjetër por eventualisht ndonjë vil për vete e për dostat e tij në Liqenin e Badovcit. Kjo nuk bën sepse bëhesh ‘Prapakthim Rama’ pastaj”, tha Konjufca.

Ai tha se plani i Vitisë nuk është reklamë, nuk është garë me numra sipas tij “plani i Benit nuk është fotografi me fotoshop, ato janë të kundër-kandidatit të Beni”. /GazetaSinjali/