image Prangoset personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate

Siguri

Prangoset personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate

news image

Është arrestuar një person i kërkuar me katër urdhëresa të gjykatës, në kuadër të veprimeve të Policisë së Rajonit të Prishtinës për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

Sipas policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët policorë të stacionit në Fushë Kosovë, të cilët kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I arrestuari, D. E., është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

Po ashtu, ndaj tij, me të njëjtën urdhëresë, është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/