image Gruaja nga Peja u mbajt e mbyllur për tri ditë bashkë me foshnjën e saj, prangoset 56-vjeçari

Siguri

Gruaja nga Peja u mbajt e mbyllur për tri ditë bashkë me foshnjën e saj, prangoset 56-vjeçari

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar që një grua së bashku me foshnjën e saj është mbajtur e mbyllur në një dhomë të një shtëpie në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se më të dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur gruan bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, ndërsa personi që dyshohet se kishte mbajtur mbyllur viktimat për tri ditë, M.D., 56-vjeç, është arrestuar sot.

Viktima deklaron se është mbajtur mbyllur pa dëshirën e saj.

Viktima deklaron se është mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj nga i dyshuari tri (3) ditë. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 22.03.2022, ka arritur ta lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin M.D. i lindur me 1966“, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim Policor prej 48-orësh.

/GazetaSinjali/