image Kreu grabitje me armë në pompë derivatesh, prangoset 23-vjeçari në Mitrovicë

Siguri

Kreu grabitje me armë në pompë derivatesh, prangoset 23-vjeçari në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e paraditës është arrestuar 23-vjeçari me inicialet V.I., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Grabitje”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se me datën 12 mars 2022, në një pompë derivatesh në Mitrovicën e Jugut, nën kërcënimin e armës viktimës i ka grabitur një shumë e parave“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave janë sekuestruar materiale të nevojshme.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit policor.

/GazetaSinjali/