image Aksidenti fatal në Tiranë, viktima është babai i ministres Adea Pirdeni - prangoset i dyshuari

Shqipëri

Aksidenti fatal në Tiranë, viktima është babai i ministres Adea Pirdeni – prangoset i dyshuari

news image

87-vjeçari që ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, është babai i ministres Adea Pirden.

Policia njofton se 31-vjeçari që goditi biçiklistin është arrestuar ndërsa po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Tiranë, Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/