Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje & Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se ka uzurpuar një shtëpi në Pejë, që nga e diela.
Përveç që nuk ua ka liruar shtëpinë pronarëve, ai dyshohet se edhe i ka kërcënuar ata përmes telefonit, njofton policia.
Prokuroria ka urdhëruar që i dyshuari për këtë rast të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/