Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një person është vrarë sot në fshatin Pataqan të Klinës, ndërsa nga Policia thanë se të dyshuarit janë ende duke u kërkuar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se tanimë i dyshuari është arrestuar.
Vrasja në Pataqan ndodhi pas një përleshje mes viktimës dhe disa personave tjerë.