image Prangoset i dyshuari i fundit për grabitjen në Shtime

Drejtësi

Prangoset i dyshuari i fundit për grabitjen në Shtime

news image

I dyshuari i tretë për grabitjen në një shtëpi në Shtime është A.M, merr vesh Sinjali. A.M është arrestuar në Prishtinë sikurse edhe dy vëllëzërit A.T dhe A.T., për të cilët ka raportuar Sinjali.

Lajmin për arrestimin e tre të dyshuarve për grabitjen në Shtime e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Kryeporokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“Po është e vërtetë, janë arrestuar tre të dyshuarit për grabitje”, tha Jashari.

Dy vëllëzërit A.T dhe A.T janë me prejardhje nga Peja ndërsa A.M është nga një familje e njohur në Kosovë.

Pas pak lajmi i plotësuar për arrestimin e tre të dyshuarve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Sinjali/