Një 30-vjeçar është arrestuar sot në Kaçanik pasi dyshohet se ka kryer veprën “vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë U.K është arrestuar në shtëpinë e tij.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë’’.
Policia njofton se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.