image Prangosen 4 të rinj në Obiliq, dyshohen për sulm

Siguri

Prangosen 4 të rinj në Obiliq, dyshohen për sulm

news image

Policia e stacionit të Obiliqit ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të sulmit, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i sulmit për të cilin po dyshohen katër të arrestuarit dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në fshatin Babimoc në Obiliq, që kishte nisur si fjalosje dhe keqkuptim verbal i çastit.

Në prangat e policisë si të dyshuar për pjesëmarrje në këtë vepër përfunduan:

  • F.I., 16-vjeçar,
  • A.Sh., 18-vjeçar,
  • A.Sh., 20-vjeçar,
  • B.Sh., 21-vjeçar.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, katër të rinjve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/