image Posta ka një kërkesë për të gjithë ata që nuk kanë marrë ende ndihma sociale

Kosovë

Financa/ Posta ka një kërkesë për të gjithë ata që nuk kanë marrë ende ndihma sociale

news image

Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar që qytetarët të mos presin në radhë të gjata për shkak të gjendjes emergjente.

” Por për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, ju njoftojmë se nuk ka nevojë të prisni në radhë të gjata sepse edhe ju e dini se Asistencën Sociale mund ta merrni edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Por për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, ju njoftojmë se nuk ka nevojë të prisni në radhë të gjata sepse edhe ju e dini se Asistencën Sociale mund ta merrni edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë.Mos nxitoni! ASISTENËN SOCIALE DO TA MERRNI TË GJITHË.

Po ashtu, ju lutemi të gjithëve të respektoni stafin tonë dhe vetën tuaj për të qëndruar në distancë 2 metra larg njeri-tjetrit në hapësirat para Zyrave Postare.

I falënderojmë përzemërsisht të gjithë qytetarët që janë duke respektuar distancën siç kërkohet nga ekspertët mjekësor.