Me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, Portugalisë nuk i ka mbetur asnjë njeri i rritur për të vaksinuar pasi më shumë se 84 për qind e popullsisë prej 10.3 milionë banorësh të vendit u imunizuan me dy doza të vaksinës antiCOVID.
Shefi i fushatës së vaksinës COVID-19 të vendit të Evropës Jugore shpalli një fitore mbi pandeminë e koronavirusit.
Zyrtarët shëndetësorë të vendit kanë thënë se në përgjithësi, pothuajse e gjithë popullsia ishte e mbrojtur nga COVID.
Vendi njoftoi se tani do të miratojë fazat përfundimtare të heqjes së kufizimeve, duke lejuar që zënia e plotë në restorante, vendet kulturore të funksionojnë me kapacitetet para pandemike dhe rregulla më pak të rrepta në kërkesat për udhëtimet brenda vendit./GazetaSinjali/