Portieri shqiptar që luan tek skuadra e Spal, Etrit Berisha është më i miri në Serie A sa i përket pritjeve.
Berisha gjatë këtij sezoni ka regjistruar 102 pritje, që e bën atë më të mirin në këtë statistikë në Sere A, transmeton Gazeta Sinjali.
Edhe pse skuadra e tij gjendet në fund të tabeles, Berisha është më së paku fajtor për këtë.
Gjatë këtij sezoni, Spal ka pranuar 42 gola, që e bën këtë ekip me njërën nga mbrojtjet më të dobëta në ligë. /Gazeta Sinjali/