Georgios Athanasiadis ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve.
FC Sheriff e shokoi Real Madridi të martën mbrëma në Santiago Bernabeu, duke e mundur 2-1.
Më meritori për atë fitore të madhe pa dyshim ishte portieri, Georgios Athanasiadis.
Ai bëri 11 super pritje, vetëm Fernando Muslera i Galatasaray ka bërë më shumë pritje në një ndeshje në histori të Ligës së Kampionëve, 12 gjithsej – edhe ai kundër Real Madridit.
Në podium ngjitet portieri i Dinamo Kiev, Neshcheret, që kundër Barcelonës kishte bërë gjithashtu 11 pritje./Gazeta Sinjali Sporti/