image Portali serb i demantuar dje nga Policia, raporton se tre serbë janë rrahur në Bërnjak

Siguri

Portali serb i demantuar dje nga Policia, raporton se tre serbë janë rrahur në Bërnjak

news image

Portali Serb, Kosovo Online, që dje u demantua nga Policia e Kosovës, sot raporton se pjesëtarët e njësitit ROSU të vendosur në pikën kufitare në Bërnjak, kanë rrahur tre serbë lokal, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij portali personat e rrahur janë Dragisha Vllashkoviq, Zoran Tomoviq dhe Jovan Takov, kurse incidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, sulmi ndaj serbëve nuk u provokua nga asgjë dhe pjesëtarët e Policisë i shkaktuan lëndime të rënda Dragisha Vllashkoviqit, i cili aktualisht gjendet në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku po merr trajtim mjekësor”, shkruan ky portal. /Gazeta Sinjali/