image Ponte Prizreni e njofton Pejën me humbjen e parë

Basketboll

Ponte Prizreni e njofton Pejën me humbjen e parë

news image

Ponte Prizreni ka triumfuar në ndeshjen e parë të Ligës Unike për këtë edicion.

Prizrenasit mposhtën kampionen e Ligës Unike, Pejën me rezultat 75:81 (21:15, 15:27, 19:21, 20:18).

Ky takim ishte i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku pejanët pësuan humbjen e parë në këtë edicion.

Te Peja u dallua Jalen Tate me 13 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 33 pikë e tetë kërcime.

/GazetaSinjaliSport/