Ka përfunduar edhe ndeshja e katërt në gjysmëfinalen mes Pejës dhe Ponte Prizrenit, shkruan Sinjali Sport.
Ponte Prizreni barazoi serinë e kësaj gjysmëfinale në 2-2, pas fitores së thellë në “Karagaç” me rezultat 62:88.
Që nga çereku i parë deri në fund skuadra mysafire ishte më e mirë, ku në periudhën e parë krijuan një epërsi prej 12 pikëve, të cilën e ruajtën dhe e shtuan deri në fund për të arritur fitoren e dytë ndaj Pejës.
Në këtë takim, lojtarët më të dalluar te basketbollistët e Rifatit ishin Kwame Vaughn me 22 pikë dhe Divine Myles me 19 sosh.
Për vendasit që asgjë nuk shkoi siç duhet, më i dalluari ishte kapiteni Dardan Berisha duke realizuar 13 pikë.
Dueli i pestë do të luhet në Prizren në palestrën “Sezai Surroi”, ku fituesi shkon në finale. /Gazeta Sinjali Sporti/