image Pompeo tregon hapat që do të ndërmerren për kompanitë kineze

Teknologji

Pompeo tregon hapat që do të ndërmerren për kompanitë kineze

news image

Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, ka treguar se çfarë hapa ai dëshiron që kompanitë amerikane të ndërmerren për t’u përballur me aplikacionet kineze.

Pompeo thotë se aplikacionet si TikTok dhe WeChat përbëjnë rrezik të madh për të dhënat personale të qytetarëve amerikan.

Ndërsa, qeveria e SHBA-së thotë se këto aplikacione marrin të dhënat e qytetarëve amerikanë dhe mund të përdoren nga Partia Komuniste Kineze, gjë të cilën Pekini e ka mohuar.

Pompeo ka vendosur një plan prej pesë pikave për të ruajtur asetet e Amerikës, që përfshinë:

– Të sigurohet se “transportuesit e pabesë të Kinës” të mos jenë të lidhur me rrjetet e telekomunikacionit në SHBA.

– Të largohen aplikacionet “të pabesa” nga shitoret e aplikacioneve në SHBA.

– Të ndalohen prodhuesit “të pabesë” kinezë të smartfonëve nga parainstallimi apo të vënë në dispozicion për shkarkim, aplikacionet më të popullarizuara kineze.

– Të parandalohet që informatat e ndjeshme të qytetarëve amerikanë dhe prona intelektuale e kompanive të ruhen dhe të kenë qasje nga shërbimet kineze.

 – Të sigurohet që lidhjet kabllore nëndetare që e lidhin SHBAnë me internetin global të mos kompromentohen për mbledhjen e intelegjencës nga Kina. /Gazeta Sinjali/