Ministri i Jashtëm polak Paweł Jabłoński ka thënë se pushtimi i Rusisë është një kërcënim për vendet në Evropën Lindore, duke përfshirë aleatët e NATO-s.
“Nëse Rusia fiton këtë luftë, ajo do të sulmojë më shumë vende”, tha Jabłoński, duke folur në Forumin e Dohas, shkruan Al Jazeera, përcjell Gazeta Sinjali.
Ai i bëri thirrje NATO-s që të ndërtojë më shumë mbrojtje në krahun lindor në mënyrë që të zvogëlojë varësinë e saj në SHBA.
Ai gjithashtu shprehu solidaritetin me popullin ukrainas dhe tha se besonte se “ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të ndaluar Rusinë të vrasë qytetarët ukrainas“.