image Polonia blen aeroplanë luftarakë nga Amerika në vlerë mbi 4 miliardë euro

Botë

Botë/ Polonia blen aeroplanë luftarakë nga Amerika në vlerë mbi 4 miliardë euro

news image

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të rrisë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse.

Presidenti polak, Andrzej Duda, e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Evropës”.

Duda ka thënë se kjo është një prej marrëveshjeve më të mëdha të nënshkruara në historinë e forcave të armatosura të Polonisë dhe një shenjë të lidhjeve të fuqishme me ShBA-në.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, i cili më pas i ka dorëzuar dokumentin ambasadores amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher.

Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetuar përkushtimin e Polonisë për modernizim të ushtrisë.

Polonia pritet të marrë dërgesën e aeroplanëve në periudhën 2024-2030.

Ky vend do të jetë shteti i 10-të i NATO-s që do të ketë këtë lloj të aeroplanit.

Forcat amerikane, izraelite dhe britanike tashmë kanë shfrytëzuar këta aeroplanë për lufime.

Aeroplanët amerikanë do t’i zëvëndësojnë pajisjet luftarake të periudhës sovjetike, MiG-29, të cilët Polonia i shfrytëzon ende./Gazeta Sinjali/