image Politikani spanjoll ‘shuplakë’ Djokovicit: U mposht një Putinist, një mik i gjenocidit dhe një që refuzoi vaksinën

Sporte të tjera

Politikani spanjoll ‘shuplakë’ Djokovicit: U mposht një Putinist, një mik i gjenocidit dhe një që refuzoi vaksinën

news image

Carlos Alcaraz , vetëm 20 vjeç, fitoi Grand Slam-in e tij të dytë të dielën që shkoi, pasi fitoi finalen e madhe të Wimbledonit kundër Novak Djokovic 1-6, 7-6(6), 6-1, 3-6, 6-4. 

Në një maratonë mbi katër orë, Alacaraz triumfoi pas pesë setesh ndaj tenistit serb, i cili po kërkonte titullin e tij të pestë radhazi në barin e Londrës. 

Pothuajse të gjithë e ndoqën nga afër lojën e mrekullueshme, përfshirë edhe politikanin spanjoll, Pablo Echenique, i cili nuk ngurroi të “godasë” kundërshtarin e Aalcarazit, duke dërguar një mesazh të fuqishëm pas fitores së spanjollit.

“Alcaraz është absolutisht mbresëlënës”, nis mesazhi i Echenique në Twitter. “Dhe se mbi të ka mposhtur një ultra të djathtë, Putinist, mik të gjenocideve serbe dhe antivaksinues, e bën këtë fitore edhe më të mrekullueshme”, tha ai në mesazhin e tij. 

Alcaraz u bë vetëm tenisti i tretë më i ri në histori që fiton turneun e Wimbledonit, pas Bjorn Borge dhe Boris Becker.

/GazetaSinjaliSport/