image Politano transferohet tek skuadra tjetër italiane

Futboll

Politano transferohet tek skuadra tjetër italiane

news image

Interi dhe Roma janë shumë afër një shkëmbimi të bujshëm.

Matteo Politano pritet të transferohet te verdhekuqtë ndërkohë që në shkëmbim zikaltrit do të marrin Leonardo Spinazzolan. 

Me dëmtimin e Zaniolos, Roma ka nevojë për një lojtar në repartin e avancuar, ndërkohë që Interi ka probleme në krah dhe Spinazzola do të ishte elementi i duhur për të përforcuar skuadrën e Antonio Contes. 

Nuk dihet ende se me çfarë formule do të bëhet ky shkëmbim por gjasat që të realizohet janë të mëdha. 

Kujtomë që Politano ishte i lidhur me një kalim tjetër të mundshëm tek skuadra e Milanit, ku në media u raportuar për shkëmbimin mes tij dhe Kessie./Gazeta Sinjali/