Një person është arrestuar në Fushë Kosovë për shkak të ekspozimit të një arme zjarri në rrugë.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se këtë ngjarje e ka parë një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare por e cila i është prezantuar të dyshuarit dhe i ka kërkuar që të nisen drejt stacionit policor.
I dyshuari kishte tentuar gjatë rrugës të ikë mirëpo sipas policisë hetuesja ka reaguar duke u vënë në ndjekje të tij, ku edhe e ka arrestuar.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. /GazetaSinjali/