image Policia zbarkon në vendin e krimit, bastisje për vrasjen në Klinë - konfiskohen dy snajperë e dy armë

Siguri

Policia zbarkon në vendin e krimit, bastisje për vrasjen në Klinë – konfiskohen dy snajperë e dy armë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht sonte për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Pataqan të Klinës, ku mbeti i vrarë Mark Ademi, për vrasjen e të cilit u arrestuan tre të dyshuar.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se tanimë Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione në Klinë.

Sipas të njëjtave burime, Policia deri tani ka gjetur dy snajperë, një armë të gjuetisë dhe një revole, mirëpo bastisja ende është duke vazhduar.

Kujtojmë që në lidhje me vrasjen e Ademit, janë arrestuar tre persona – I dyshuari kryesor, Anton Ndrecaj dhe dy të tjerë që dyshohet se e kanë nisur zënkën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/