image Policia zbarkon në shtëpinë e llapjanit pas denoncimit për dhunë në familje, i gjejnë AK-47 e dhjetëra fishekë

Siguri

Policia zbarkon në shtëpinë e llapjanit pas denoncimit për dhunë në familje, i gjejnë AK-47 e dhjetëra fishekë

news image

Denoncimi i një rasti të dhunës në familje në Letanc të Podujevës rezultoi me arrestimin e një personi, i cili përveç që dyshohet se ushtronte dhunë, mbante edhe armë kundërligjshëm. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar, të cilin e raportoi gruaja në Polici dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Naim Selmanin, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Me rastin e raportimit të rastit, ajo e kishte njoftuar Policinë se burri i saj mbanë edhe armë.

Kjo bëri që Policia të kryejë bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur një kallashnikov, dhjetëra fishekë e shufër metalike, që i dyshuari i mbante ilegalisht.   

Për pasojë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është nxjerrë vendim për  masën e ndalimit për 48 orë lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndaj tij po ashtu është iniciuar rasti edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të  paautorizuar të armëve.”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/