Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës së djeshme, në fshatin “Bordosan” në Gjakovë, gjatë kontrollimit në një shtëpi.
Sinjali mëson se është kryer bastisje në shtëpinë e një 22-vjeçari, pasi i njëjti dyshohej se posedon armë ilegale. Në shtëpinë e tij u gjet një armë zjarri e cila është sekuestruar nga Policia.
Për shkak të posedimit të armës, ai është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin ë zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7,500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.