Policia e Elbasanit ka zhvilluar pasditen e sotme kontrolle në pika të ndryshme të qytetit dhe në disa akse rrugore.
Aksioni i radhës ka pasur si synim kapjen e personave në kërkim apo të implikuar në vepra të ndryshme penale, persona që qarkullojnë me armë apo mungesë dokumentacioni.
Dyshohet se në Elbasan apo periferinë e tij mund të fshihen persona mjaft të kërkuar nga drejtësia si Talo Çela apo persona të implikuar në vrasje të ndryshme.
Ndaj dhe kontrollet e sotme të policisë kanë patur për qëllim kapejne këtyre elementëve.
/GazetaSinjali/