image Policia vret personin që mori peng 23 fëmijë nga ‘festa’ e vajzës së tij

Botë

Policia vret personin që mori peng 23 fëmijë nga ‘festa’ e vajzës së tij

news image

Një person i cili mbajti peng 23 fëmijë pasi i kishte ftuar në një festë të rreme që organizoi për vajzën e tij, u vra nga policia në veri të Indisë, sipas një njoftimi nga autoritetet lokale.

Gjatë një konference për shtyp, autoritetet përshkruan se si Subhash Batham i ftoi fëmijët në shtëpinë e tij në fshatin Kasaria në Farrukhabad, me preteksin se do të organizonte një festë për vajzën e tij 1 vjeçare, por më pas i mbylli fëmijët brenda në shtëpi.

Fëmijët që u morën peng ishin rreth moshës 10 vjeç, shkruan CNN.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se u ekzekutua nga policia gjatë operacionit për shpëtimin e fëmijëve ku u përfshi dhe ekipi i antiterrorit.

Pengmarrësi kërkonte një shumë të majme parash për secilin fëmijë, 10 milion rupi indiane ose 140.000 mijë dollarë, si dhe të rrëzoheshin të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Policia negocoi 8 orë për shpëtimin e fëmijëve por më pas ata kuptuan se pengmarrësi kishte armë dhe eksplozivë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar fëmijët ishte ekzekutimi i tij, tha policia në fund të deklaratës.