Policia vrasjen e rep-artistit amerikan, Pop Smoke po e heton si një atentat të lidhur me bandat kriminale dhe jo si një vrasje pas një përpjekjeje të dështuar për grabitje.
Smoke mbeti i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në “Hollywood Hills”.
Fillimisht u mendua se incidenti kishte të bënte me një përpjekje të dështuar për të grabitur shtëpinë e tij, sepse ndodhi pak orë pasi ai kishte postuar në rrjetet sociale disa foto dhe video ku tregonte sende të çmuara. Madje në një video ai kishte treguar edhe adresën e saktë të banesës së tij.
Por, sipas disa mediave amerikane, autoritetet tani mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje të mirëmenduar.
20-vjeçari, e identifikonte veten si pjesëtarë të bandës famëkeqe, “Crips” në një këngë të publikuar këtë muaj, kështu duke u dhënë arsye më shumë policisë të mendojnë se vrasja e tij ishte paramenduar.
Sipas deklaratës së policisë mendohet se të përfshirë në këtë atentat ishin dy deri në gjashtë persona./Gazeta Sinjali/